Lushnjë/ Babai kallëzon në Polici: Kam humbur kontaktet me djalin prej ditësh, jeton në një zonë mes Gjermanisë dhe Zvicrës

schedule11:23 - 27 Gusht, 2024

schedule 11:23 - 27 Gusht, 2024

Një 50-vjeçar ka kallëzuar në policinë e Lushnjes të birin, me të cilin ka humbur kontaktet prej disa ditësh. Ai ka treguar se 24-vjeçari jetonte prej dy muajsh në zonë kufitare mes Gjermanisë dhe Zvicrës.

Ndërkohë, blutë kanë nisur bashkëpunimin për gjetjen e të riut.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur një 50 vjeçar, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al