Në bashkinë e Lushnjës shumë biznese nuk kanë dëshirë të lidhin kontratat me Ujësjellësin. Për këtë arsye kryetari Fatos Tushe doli në rrugë dhe u la 48 orë afat.
Kanë dy ditë afat. Brenda kësaj kohe bizneset në Lushnje duhet të lidhin kontratat me ujësjellësin. Kryetari i bashkisë Fatos Tushe la zyrën e tij për t’ua komunikuar njoftimin tregtarëve.
“Të lutem”
“Unë këtu e kam me qira”
“Do vë në dijeni zotërinë e ndërtesës”.
Në Lushnje duket se pavarësisht nga shtyrjet e afateve gjërat nuk po shkojnë mirë. Bizneset nuk po binden. Dy prej tyre u dërguan në Prokurori, por kontratën me ujësjellësin ende nuk e kanë lidhur. Një zyrtar tha se ata hapin puse dhe nuk pranojnë të paguajnë.
“Ne këtë reformë e nisëm fillimisht me institucionet publike duke informuar çdo punonjës vazhduam me bizneset duek u ëlnë 48 orë afat”.
Në Lushnjë 300 biznese kohët e fundit kanë vendosur matësat e ujit. Formalizimi i kontratave të furnizimit me ujë të pijshëm me ndërmarrjen e ujësjellës-kanalizimeve në Lushnje, nisi në një shkurt. /abcnews.al