Lumi Shkumbin del nga shtrati, përmbyten tokat në Çerm Proshk

schedule10:31 - 4 Shkurt, 2018

schedule 10:31 - 4 Shkurt, 2018

Për shkak të reshjeve të shumta të rëna gjatë ditës së djeshme, por edhe gjatë orëve të para të ditës se sotme, lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati.
Kryesisht në fshatin Çerm Proshk, lumi ka shkaktuar përmbytje të tokave bujqësore që shtrihen brenda argjinaturës së lumit.
Banoreët thonë se kjo është hera e tretë, që Shkumbini del nga shtrati gjatë muajve të parë të këtij viti.
Sipërfaqet e tokave të përmbytura janë të mbjella në grurë dhe perime dimërore, por që aktualisht gjenden nën ujë. Nuk raportohet të ketë përmbytje në banesa, por prurjet e lumit janë duke u shtuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!