Ishmi në Fushë-Krujë vazhdon të jetë një nga lumenjtë më të ndotur në vend. Mbeturinat janë shtrirë përgjatë gjithë gjatësisë së tij, pavarësisht se pak ditë më parë, ushtria organizoi një aksion për pastrimin e zonës.
Por, situata mbetet kritike pranë urës së Gjoles. Madje plehrat kanë dëmtuar edhe të mbjellat e fshatarëve. E tërë zona bregdetare e Gotullës është e ngarkuar nga plehrat e Ishmit. /abcnews.al