Janë gjashtë, shqiptarët e dënuar me burg nga Gjykata e Apelit në Leçe, e cila konfirmoi vendimin e Shkallës së Parë. Grupi prej 14 personash u arrestua në kuadër të operacionit “Oqeani” në Shtator të 2016-s.
Gjykata e Apelit në Leçe konfirmoi dënimin për 14 persona të arrestuar në kuadër të operacionit “Oqeani” në Shtator të 2016-s, ku hetuesit zbuluan itenerarë të rinj për drogën që shkon nga Shqipëria në Itali. Janë konfirmuar në këtë mënyrë dënimet me burg për 6 shtetasit shqiptarë pjesë e grupit.
Ervin Gerbaj, 36 vjeç nga Vlora, u dënua me 14 vjet e 4 muaj burg.
Marenglen Halka, 36 vjeç, u dënua me 9 vjet e 8 muaj burg.
Marius Halka, 33 vjeç, u dënua me 8 vjet burg.
Me 7 vjet e 10 muaj burg u dënua Hendri Kapllani, 30 vjeç nga Vlora.
Viktor Shalloi, 33 vjeç u dënua me 6 vjet burg.
Ermal Resulaj, 37 vjeç u dënua me 5 vjet e 6 muaj burg.
Operacioni që çoi në arrestimin e tyre arriti të shkëpusë urën që lidhte dy vendet, nga ku tregtoheshin me kuintalë marijuanë, por dhe kokainë e heroinë. Shqiptarët kanë bërë të mundur furnizimin me drogë, duke ruajtur kontaktet me furnizuesit shqiptarë në vendin tonë, e droga më pas shitej në rajonin salentin.
Sipas prokurorisë italiane, fitimet ishin aq të mëdha sa në një bisedë telefonike të dënuarit, tashmë, flisnin për blerjen e një aparature që numëron kartmonedha pasi nuk mund të numëroheshin ndryshe./abcnews.al