Lulzim Basha: Rivënia e vizave nga Holanda, turpi i Edi Ramës

schedule18:20 - 31 Maj, 2019

schedule 18:20 - 31 Maj, 2019

Lideri i opozitës Lulzim Basha  gjatë një takimi me mbështetësit në zonën e ish-Kinostudios në kryeqytet, e cilësoi kërkesën e Holandës për rikthim të vizave, si turp për Edi Ramën. Basha foli edhe për aksin rrugorë Milot-Balldre të cilën e quajti rruga e “florinjtë” për një grusht hajdutësh të babëzitur.

Turp të Ramës e cilëson kryedemokrati Basha kërkesën që ka bërë Holanda në Komisionin Europian për t’i rikthyer vizat qytetarëve shqiptarë.

“Shqipëria më në fund pas 3 rekomandimeve pozitive duhet të priste dritën jeshile për hapjen e negociatave, jo vetëm që vjen dritë e kuqe, por sot kemi një tjetër lajm të hidhur. Komisionit Evropian zyrtarisht i është dorëzuar kërkesa e Mbretësisë së Vendeve të Ulëta e Holandës, për të rivendosur vizat me qytetarët shqiptarë. Ky është turpi, ky është krimi i bandës së Edi Ramës dhe bandës së tij të babëzitur”, tha Basha.

Gjatë një takimi me qytetaret e zonës se ish-Kinostudios, në kryeqytet, Kreu i Partisë Demokratike foli sërish për projektin e ri të rrugës Milot-Balldre, të cilën Basha e quajti me ironi dhe njëherësh dhe me akuza, si rruga e artë.

Nuk la pa u ndaluar dhe në atë që është kthyer kalë beteje i opozitës; akuzat për vjedhjen e votave dhe lidhjet e krimit me politikën. Një thirrje e pati jo vetëm për demokratët, por edhe për të gjithë ata që nuk duan më Ramën në krye të ekzekutivit shqiptar./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!