Lulzim Basha nga Brukseli: “Ka stepje për hapjen e negociatave me Shqipërinë”

schedule18:58 - 4 Dhjetor, 2017

schedule 18:58 - 4 Dhjetor, 2017

Edhe kreu i PD-së Lulzim Basha, ndodhet në Bruksel, ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Basha tha pas disa takimeve se mes vendeve anëtare të BE-së ka shqetësim të madh në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Për fat të keq, ajo që vërej është një stepje e madhe e përfaqësuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian sa i përket Shqipërisë”.

Këtë ka kontaktuar kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, gjatë takimeve që ka zhvilluar në Bruksel, në punimet e Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane. Në veçanti tha kreu demokrat, shqetësimet më të mëdha që iu adresuan janë në drejtim të shtetit ligjor, luftës kundër krimit, luftës kundër korrupsionit.

“Padyshim që episodi Tahiri dhe mbrojtja e tij politike me imunitet parlamentar, si dhe largimi në drejtim të paditur i 3 oficerëve madhorë, pasi ata u vunë nën akuzë dhe u kërkua arrestimi në lidhje me trafikun e drogës, kanë lënë një shije shumë të hidhur.
Avantazhi i të qenit në këtë takim është se vendet anëtare po ngrejnë probleme, që opozita ka 4 vjet që i denoncon, kriminalizimin e politikës, mbulimin e Shqipërisë me drogë, qindra milionë euro të drogës, që po qarkullohën nga grupe kriminale edhe përmes kanaleve të ekonomisë informale, duke i dhënë krimit fuqi ekonomike dhe politike, siç u faktua në zgjedhjet e 25 Qershorit”.

Shumica dërrmuese e vendeve anëtare janë bërë shumë të ndërgjegjshme për këto problem, tha kryetari i Partisë Demokratike, sipas të cilit, kjo mund të pengojë rrugën europiane të Shqipërisë duke ndëshkuar qytetarët shqiptarë. Për të gjitha këto, opozita ka ofruar rrugët e zgjidhjes.

“Zgjidhjet politike që opozita ka parashtruar janë, në këndvështrimin tone edhe rruga që do të bënte të mundur avancimin e interesave europiane të Shqipërisë. Kjo është zgjidhja e një qeverie antimafia, që do të shkëpusë lidhjet e krimit me politikën, që do të përgatisë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe do ta çojë vendin me sukses drejt një qeverie legjitime përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme”./abcnews.al

https://youtu.be/WHsJwxWXGkI

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!