Lulzim Basha jep dorëheqjen nga drejtimi i PD-së

schedule17:23 - 21 Mars, 2022

schedule 17:23 - 21 Mars, 2022

Kryedemokrati Lulzim Basha është dorëhequr nga drejtimi i partisë duke theksuar se kështu i hap rrugën ribashkimit të partisë. Basha tha gjatë fjalës së tij se nuk është momenti për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre viteve që ai u përpoq të rikthente PD-në në pushtet, por se ishte momenti për të bërë një hap pas në mënyrë që partia të ribashkohej.

“Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha.

Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët”, tha Basha.

Ndër të tjera, ai tha:

Thellimi i krizës që përjetojmë prej vitesh ka për shkak kryesor mungesën e një qeverisje të përgjegjshme dhe të llogaridhënies. 25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokratët, për demokracinë dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim, pas 8 vitesh premtimesh te pambajtura, korrupsion dhe tallje me dhimbjet dhe hallet e njerëzve. Sepse vetem nje qeveri qe vjen si vullnet i njerëzve mund të ngrihet në nivelin e halleve të tyre dhe të kuptoje e ofrojë zgjidhje reale per njerezit.

Nje qeveri e tillë, me program dhe ofertë konkrete u pengua nga masakra zgjedhore që ndali ndryshimin me 25 prill.

Shpresa per tu ringritur përmes një opozite të fortë ka marrë për fat te keq prej afro nje viti po kështu goditje të njëpasnjëshme. Perpjekjeve tona per tu ofruar shqiptarëve nje opozitë të tille, përmes denoncimeve dhe goditjes së korrupsionit qeveritar në komisionet hetimore të aferave korruptive dhe hetimit të 25 prillit i është mbivendosur një luftë e brendshme.

Personalisht investova gjithcka për nje zgjidhje që do ti shërbente edhe Partisë Demokratike edhe transparencës. Sot nuk dua të ndalem në cfarë ka ndodhur e si ka ndodhur, kush kishte të drejtë e kush ishte gabim, këtë jam i bindur se do ta qartësojë koha.

Fatkeqësisht, përpjekja ime për ta mbajtur PD të bashkuar nuk arriti sukses. Unë dhe shume demokratë u përballëm me një fushatë sulmesh te paparimta dhe te pavërteta që krijuan një frymë përcarje, dhe si rezultat sot Partia Demokratike po përjeton një krizë të thellë.

Për këtë arsye dhe për të ndihmuar Partinë Demokratike dhe demokratët të lënë mënjanë ndasitë joparimore, i vetëdijshëm për peshën që mora mbi vete, për atë që e kam quajtur vendimin tim më të vështirë politik, kam vendosur të hedh një hap pas duke u dorëhequr nga detyra e kryetarit të PD, me qëllim dhe i vendosur për të ndihmuar për ringritjen dhe bashkimin e demokratëve dhe Partisë Demokratike si shpresa e vetme për shqiptarët. 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!