Lulzim Basha insiston: Zëri në audiopërgjim është i Agron Xhafës

schedule14:42 - 9 Tetor, 2018

schedule 14:42 - 9 Tetor, 2018

Videoja është e pamanipuluar, zëri është i Agron Xhafës dhe pavarësisht tentativave të prokurorisë për të sabotuar ekspertizën e huaj, kjo e fundit doli në konkluzionin se zëri në regjsitrim është i përafërt me atë të Agron Xhafës. Deklaratën kryedemokrati Lulzim Basha e bëri pasi parashtroi faktet që sipas tij e mbështesin këtë tezë.

“Fakti janë ato që kemi deklaruar që në fillim. Video është e pamanipuluar, zëri në të është i Agron Xhafajt. Sado që të manipulojnë hetimet nuk do ia dalin sot. Shikoni faktet dhe gjykoni vetë. Prokuroria ka çuar në Angli një kopje të videos të dalë nga mediat dhe jo materialin bruto, duke ulur cilësinë e dëgjimit dhe identifikimit e zërave. Ky është veprim i qëllimshëm i prokurorisë që ekspertiza ta ketë sa më të vështirë që të verifikojë që zëri është i Agron Xhafaj. Kampionët e zërit të Agron Xhafajt janë marrë në shkelje të çdo lloj procedure dhe vetë laboratori në Londër ka thënë që ato janë të dobëta. Ekspertiza private angleze, e dyta, se e çuan dhe njëherë në Itali dhe nuk e morëm vesh ça u tha laboratori atje. Ekspertiza angleze nuk përjashton mundësinë që të jetë zëri i Agron Xhafaj, përkundrazi ka dalë në konkluzion që zëri në video dhe zëri në laborator të çuara kastile me cilësi të dobët janë të afërt dhe mund të jetë zëri i Agron Xhafaj”, u shpreh Basha.

Kjo sepse sot prokuroria për kreun e selisë blu nuk është më thjeshtë e kapur, por kthyer në celulë kriminale që fsheh prova të funksionarëve politik të kapur në krim dhe mbyll hetimet e kriminelëve të tyre në terren.

Këtë lojë të pisët luajnë edhe institucionet ligjzbatuese në vend sipas Bashës , duke rrezikuar jetët e qytetarëve si asnjëherë më parë. Shembull?

“Ngjarja e fundit në Tiranë që na u shit për 4 ditë si përplasje për një këngëtare, është zbuluar se është përplasje për pazare droge, ku janë përfshirë trafikantë të njohur dhe të dokumentuar për lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Saimir Tahiri u nis për në Gjermani? Pasi i ktheu pasaportën? E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë (Ervin) Matën e përfshirë në lokal në goditjen me armë mes bandave rivale. Ku ka ndodhur kjo? Në zemër të Tiranës, në një lokal të preferuar nga ministri Arben Ahmetaj dhe politikanë të tjerë”, tha Basha.

Në Shqipëri ka rënë rendi kushtetues sipas Lulzim Bashës dhe kjo në kushtet e një grushti shteti ku institucionet nuk punojnë kërkon një zgjim të gjerë të qytetarëve të cilët janë edhe të dëmtuarit e drejtpërdrejt dhe të përditshëm sipas tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!