“Luljeta Lleshanaku do bëj punë më të mirë se Rudolf  Marku”, Çunga: Është një poete e mrekullueshme

schedule11:50 - 8 Nëntor, 2023

schedule 11:50 - 8 Nëntor, 2023

Paleografi dhe përkthyesi, Sokol Çunga ka deklaruar në emisionin “Pas Mesnate”, se Luljeta Lleshanaku do ta bëj punën më mirë si “Poete laureate” se sa Rudolf Marku.

Ai ka treguar se poezitë e Lleshanakut i ka lexuar që në fillimet e tij, kur ka nisur leximin dhe i çmon jashtëzakonisht shumë.

“Më pëlqeu. Kuptova që ishin dy kandidatura më të forta të atij çmimi, të cilin e mori zonja Lleshanaku. Është një poete e mrekullueshme, të cilën e kam lexuar që kur kam filluar të lexoj poezitë që 20 e ca vite të shkuar, e çmoj jashtëzakonisht poezinë e saj dhe jam përpjekur të jem në kontakt me çdo botim. Në këtë çast jam optimist se do të bëj një punë pak më të mirë se poeti i parë laureat, zoti Rudolf Marku”, tha Çunga.

Më tej, sa i përket debatit që ka pasur me Rudolf Markun, ai theksoi se nuk e ka pasur me të drejtpërdrejt por me antologjinë poetike.

“Nuk i hyra debatit me zotin Marku, unë shkrova disa tema që duhet të trajtoheshin në antologjinë e tij poetike. Nuk kam pasur komunikim të drejtpërdrejtë me të. Synimi im nuk ishte të krijoja polemikën me personin. Doja të krijoja, të lëvizja këndvështrimin, atë që e quajmë zakonisht kritik, sepse diku në një çast u quajt sharje, poeti laureat u ndje i sharë. Mendoj që të shprehësh kritikën ndaj një dukurie që është zyrtare, është një libër i botuar i poezisë me dinjitet”, tha Çunga./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!