Luli që fle mund ti sigurojë vaksinat? Rama: Saliu, Monika dhe Iliri janë kërcënim për vendin

schedule15:33 - 3 Prill, 2021

schedule 15:33 - 3 Prill, 2021

Kryesocialisti Edi Rama në kuadër të fushatës elektorale ka ironizuar opozitën se me figurat që kanë e kanë të pamundur të sigurojnë të ardhmen e shqiptarëve.

Rama në fjalën e tij ka ironizuar duke thënë se vaksinat nuk mund ti gjejë Luli që fle nga Durrësi në Tiranë duhet të shëtisësh botën për një gjë të tillë.

Gjithashtu ai ka theksuar se e keqja më e madhe e këtij vendi janë, Iliri, Saliu dhe Monika.

“Kush di i gjejë vaksinat Luli duke fjetur është një tmerr , është ti biesh botës pesë herë rrotull dhe të lypësh në çdo derë që të hapet dhe të bëhesh i padurueshëm  që të marrësh. Këtë e ze gjumi nga Durrësi në Tiranë lerë më të marrë botën do të bëhet si sendet e humbura se dimë ku  ta marrim.

Ka të mirën se na bën të qeshim, por s’është për të qeshur ajo që mund të ndodhë me drejtësinë, sot ne nuk jemi në kushtet që të themi se po funksionon drejtësia siç e meritojnë shqiptarët por ka filluar që të japë shenja të  funksionimit. 3+1 është rreziku më i madh,nuk është 3 e gjysmë se ai është marshalla, gjysma e kokës zgjohet gjysma tjetër për të bërë makarona, Saliu, Monika dhe Iliri janë kërcënimi, nuk mund tu japësh shans tjetër në mes të luftës duke parë fitoren dhe se po del nga tuneli i pandemisë”, tha Rama.e.su./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!