“Lule Sajza” e kampit të Tepelenës në skenë/ Rajmonda Bulku: Më i tmerrshëm se burgjet, histori që duhen treguar!

schedule09:50 - 22 Mars, 2024

schedule 09:50 - 22 Mars, 2024

Për herë të parë në teatrin shqiptar do të jepet një premierë në formën e teatrit dokumentar. “Lule Sajza” e kampit të Tepelenës do të shfaqet tashmë në skenë.

Shfaqja do të prezantohet më 21-24 mars në Teatrin eksperimental “Kujtim Spahivogli”

E ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në “ABC News” aktorja Rajmonda Bulku tregoi për emocionet e veçanta që ka marrë nga ky projekt, duke ndarë edhe situata të vështirë të ndodhura në atë kohë në Kampin e Tepelenës.

“Është një shfaqje e quajtur një teatër dokumentar. Pra janë dy rrëfenja të marrë nga Tufa, por të tjerat janë të vërteta. Flasin me gojën e tyre. Edhe ata që janë aty e kuptojnë që janë realitet. Për Drita Çomon, ka lexuar prej 30 ditësh. Kam përmbledhur materiale që dëshmojnë realitetin e periudhës komuniste. Këto janë histori vuajtjesh dhe plagësh që mbart historia shqiptare. Ky është një kujtesë. Të rikthesh është të kujtosh fort edhe njëherë. Jo vetëm e kemi përjetuar si gjendje emocionale, por duhet të kujtohesh. Kampi i Tepelenës është më i tmerrshmi se sa burgjet. Është me fëmijë dhe me gra. Shkuan diversantët i kapën, dhe gratë i merrnin dhe i masakronin. “Holokaost”. Do ta harrojmë këtë gjë apo? Kjo duhet sjellë, duhet treguar. Përfshirjen në këtë projekt e kam pranuar menjëherë dhe po të kthehesha pas nuk do të ndryshoja mendim”, ka thënë ndër të tjera Rajmonda Bulku.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!