I vdiqën dy djemtë në duar, Aziz Ndreu rrëfen mes lotësh dramën e nënës: Të gjithë qanim, ajo qeshte

schedule21:20 - 20 Prill, 2021

schedule 21:20 - 20 Prill, 2021

Aziz Ndreu ishte 15 vjeç kur u internua bashkë me familjen në kampin e Tepelenës. Një prej ngjarjeve më të dhimbshme që ndodhi në kamp, do t’i mbetej përgjithmonë në kujtesë.

“Ne ishim ulur nja 10 metra a 15 metra lart. Poshtë ishte një grua kishte dy fëmijë dhe ishte ulur në mes tyre. Njërin e kishte majtas e tjetrin djathtas. Njëri që ishte djathtas ishte pak më rëndë e po vuante jashtëzakonisht… ne po e shikonim e pamë kur vdiq… e ëma u kthye nga ana tjetër tek tjetri… e sheh se tjetri kishte vdekur ndërkohë. Kur vdiq i pari nëna nisi të qajë e të bërtasë me të madhe, kur pa që kishte vdekur edhe tjetri… u ngrit ..shkuli flokët… të gjithë qanë… por ajo nuk qau më… ajo filloi të qeshte… të qeshte më të madhe… ajo u çmend……”, rrëfen Aziz Ndreu.

 

Në mungesë të mjekëve dhe infermierëve, iu desh të mësonte si t’iu shërbejë të sëmurëve dhe me ndihmën e disa mjekëve që vinin një herë në javë në kamp, Azizi u kthye në infermierin e kampit. E ka treguar mes lotësh dhimbjen për fëmijët e kampit që dhanë shpirt në duart e tij…

“Asnjë lloj mjekimi nuk kishte… asnjë lloj trajtimi nuk kishte…unë e di si trajtohet tani dizanteria… atëherë filloi një fatalitet. Sidomos fëmijët vdisnin sikur të ishin kafshë… Te dera e gazermës vendosnin një fener…atë nbuk duhej ta lëviznsim se nuk linte policia, ne futeshim nëpër errësirë, kishte një farë rruge në mes… gazerma natën ishte tmerr se ditën dilnim jashtë… kishte të sëmurë… nuk e di se të sëmurë u bëmë të gjtihë…natën dikush ulurinte atje për të vdekur… dikush kërkonte dritë për ti mbyllur sytë… merrnim fenerin që ishte te dreja dhe dikush rrinte rojë që kur të vinte polici ta kthente sërish te dera… e merrnim qiriun… ngriheshim natën për të dalë jashtë dhe shkelnim mbi njëri tjeytrin.. dikush qante diksuh bërtiste…”, rrëfen Aziz Ndreu.

Ndër të paktat dokumente që ekzistojnë për kampin e Tepelenës është lista e të internuarve të vitit 1950. Në këtë dokument, vërehet se në muajin gusht janë të regjistruar në kamp 1405, prej të cilëve 539 janë fëmijë. Më kalimin e muajve, numri i të internuarve nis të zvogëlohet, kryesisht i fëmijëve. Në muajin dhjetor mbeten 900 të internuar, prej tyre 164 ishin fëmijë. Shkaqet e zvogëlimit të numrit nuk figurojnë në dokument, por duke ditur se gjatë kësaj kohe nuk u krye asnjë transferim apo lirim prej kampit, arsyeja e vetme mbetet vdekja prej kushteve çnjerëzore.

“E shtroja aty në infermieri ndonjë fëmijë që e sillte e ëma, e shikoja…Nuk e kishte shumë të gjatë dhe ai më kthehej: “O doktorr, a do të vdes unë?”… Ai do të vdiste për pak. Ose, ishte duke vdekur dhe thoshte: “Bukë!”, “Dua, Bukë!”. Nuk do të vazhdonte, nuk do të shkonte më shumë, për një orë do të vdiste”, rrëfen Aziz Ndreu./mv.abcnews.al