Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka paralajmëruar se situata gjeopolitike do të vijojë të jetë e vështirë.
Ai theksoi se Minsku dhe Moska janë shumë të shqetësuar për situatën aktuale, ndërsa u shpreh se nuk do të lejohën mosmarrëveshjet e brendshme.
Lukashenko bëri me dije se në mënyrë kategorike nuk do t’i nënshtrohen provokimeve që synojnë nxitjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare apo territoriale të vendit të tyre.
Lideri bjellorus gjithashtu theksoi se është e nevojshme të ruhen me çdo kusht format unike të unitetit në CIS./abcnews.al/