Alexander Lukashenko i ka bërë thirrje Ukrainës që të ndalojë luftimet, duke thënë se “çdo gjë është në dorën e Ukrainës tani”.
Lukashenko urged Ukraine to “stop” and said it would otherwise be “destroyed completely.
Theater of absurd. pic.twitter.com/2FcN8uVtSd
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) November 24, 2022
“Gjithçka është në dorën e Ukrainës tani nëse nuk duan që një numër i madh njerëzish të vdesin. Është e vështirë, është e ndërlikuar, por nëse duan paqen duhet të ndalojnë në të kundërt Ukraina do të shkatërrohet,” tha Lukashenko.
Megjithatë, ai tha se nuk donte të fajësonte Ukrainën apo presidentin Volodymyr Zelensky për luftën.
Vlen të përmendet se Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe trupat e Moskës hynë në Ukrainë përmes territorit bjellorus në fillim të luftës. Ndërsa Bjellorusia nuk ka hyrë drejtpërdrejt në konflikt ose nuk ka dërguar trupat e saj, ekspertët kanë spekuluar se kjo mund të ndodhë.
Muajin e kaluar, Rusia dërgoi mijëra trupa përsëri në Bjellorusi, pasuar me një takim të Vladimir Putinit me Lukashenkon më vonë.
/abcnews.al