“Lukaku nuk ka lidhje me Cityn, nuk bëj më tifo për Guardiolën nëse e merr”

schedule10:39 - 11 Prill, 2021

schedule 10:39 - 11 Prill, 2021

Manchester City do të bëjë një goditje të madhe në sulm në merkaton e verës. Sergio Aguero duhet zëvendësuar mirë dhe Romelu Lukaku i Interit është një nga lojtarët që përflitet se mund të transferohet tek ekipi anglez.

Antonio Cassano, një admirues i madh i futbollit të Pep Guardiolës, është totalisht kundër kësaj lëvizje, të cilën nuk arrin ta kuptojë aspak. Në prononcimin e dhënë për BoboTV, ish-talenti barez ka një “paralajmërim” për trajnerin spanjoll.

 

Cassano dhe Ibrahimovic

Nëse Guardiola do të blejë Lukakun në merkaton e verës, unë nuk do të bëj më tifozllëk për Pepin. Çfarë lidhje ka Lukaku me stilin e tij të lojës? Agjentët e Romelut do të bëjnë ‘show’ thjesht që t’i rritet rroga, më pas do të rinovojnë me Interin“, deklaroi Cassano. /abcnews.al