Lukaku ngelet “thatë”, Chelsea pranon ta shesë tek Al Hilal

schedule13:54 - 17 Korrik, 2023

schedule 13:54 - 17 Korrik, 2023

E ardhmja e Lukakut ka marrë një kthesë të gabuar në pak ditë. Inter arriti të gjente marrëveshjen me Chelsea për ta blerë përfundimisht kartonin e Lukakut, por disa orë më pas, klubi zikaltër zbuloi se sulmuesi belg kishte qenë në kontakte të vazhdueshme edhe me Juventusin, rivalin e tyre kryesorë.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Interit, duke marrë vendimin më pas që të ndërprejnë tratativat dhe të heqin dorë përfundimisht nga kartoni i tij. Te Juventus nuk është aq e thjeshtë të bëhet. “Zonja e Vjetër” duhet të shesë fillimisht Vlahovic, e më pas të bëjë tentativën për Lukakun. Nga ana tjetër, tifozët bardhezinj vazhdojnë të kundërshtojnë ardhjen e tij në klub.

Dhe së fundmi, skuadra e Chelsea ka dhënë miratimin për transferimin e sulmuesit belg tek ekipi i Al Hilal për shifrat e 50 milionë eurove. Një ofertë më e lartë se ajo e propozuar nga dy klubet italiane.

Tashmë topin e ka Lukaku, që duket se nuk ka zgjidhje tjetër për të bërë, pasi as Chelsea nuk e do më në ekip, gjë për të cilën ia ka bërë të qartë./h.ll/abcnews.al