Lukaku e mban fjalën, çfarë gjesti pas golit të 50-të

schedule10:02 - 19 Nëntor, 2019

schedule 10:02 - 19 Nëntor, 2019

Romelo Lukaku mban premtimin e tij. Sulmuesi belg, në ndeshjen me Rusinë shënoi golin e katërt në fitoren 1-4 dhe arriti në kuotën e 50 rrjetave të tundura me kombëtaren.

Sulmuesi i Interit kishte premtuar që do të dhuronte 5 mijë bileta nëse ia dilte ta realizonte objektivin e tij. Lukaku ka dhënë 5 mijë bileta për bamirësi dhe ato do të shkojnë për dy organizata “Diabetes Liga” dhe “Kom Op Tegen Kanker”, që janë të përkushtuara në luftën kundër diabetit dhe kancerit.

Gjithashtu interisti ka dhënë disa bileta edhe për “Fan Club 1895” për ndeshjen e sotme me Qipron, që luhet prej orës 20:45 në Bruksel për llogari të European Qualifiers. /abcnews.al