Lukaku dëshiron qëndrimin te Roma, por e ardhmja e sulmuesit belg varet nga Chelsea

schedule15:08 - 3 Prill, 2024

schedule 15:08 - 3 Prill, 2024

Pavarësisht se nuk është në formën e tij më të mirë, Roma dëshiron që ta mbajë në skuadër Romel Lukaku dhe po përpiqet që të arrijnë një marrëveshje për të vazhduar bashkëpunimin së bashku edhe për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, belgu tashmë i ka komunikuar klubit dëshirën e tij për të qëndruar në kryeqytetin e Italisë.

Por në fakt, gjithçka do të varet nga Chelsea. Nëse klubi anglez do të kënaqej me një tjetër huazim, atëherë hipoteza e qëndrimit të Lukakut në “Olimpico” do qëndronte, përndryshe nëse londinezët do të donin të fitonin para dhe ta shisnin sulmuesin për një shumë rreth 43 milionë euro, atëherë me shumë mundësi belgu do ta shihte veten larg Romës./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!