Një lajm i keq ka mbërritur në shtëpinë e Atletico Madrid ditën e sotme. Në stërvitjen e paraqites për ndeshjen me Real Betis një nga yjet e skuadrës ka lënë stërvitjen prej një dëmtimi.
Luis Suarez ka ndjerë shqetësime dhe është larguar menjëherë nën ndihmën e mjekëve, teksa nga klubi kanë zbuluar edhe dëmtimin e tij. Atletico njofton se Suarez ka pësuar një dëmtim muskulor.
Ai pritet të mungojë rreth 4 ndeshje për Atleticon. Lajm i mirë për Barcelonën ky, duke qenë se madrilenët nuk do kenë golashënuesin kryesor dhe katalanasit kanë më shumë shanse t’i parakalojnë në renditje, teksa aktualisht diferenca është 1 pikë. /abcnews.al

