Sondazh

Dhuna e opozitës përballë integrimit europian, si duhet të reagoje qeveria?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Luis Diaz është “kaiser”/ Bayern nuk ka mëshirë ndaj një rivali direkt si Leipzig

schedule13:56 - 18 Tetor, 2026

schedule 13:56 - 18 Tetor, 2026

Championsi u la prapa dhe kjo pritej. Gjithsesi, nuk mendohej që edhe një Bajern shumë i fortë të arrinte një fitore me këto shifra ndaj një rivali që mund ta konsiderojmë direkt, si Lajpcigu.

Gjithsesi, i tillë ishte spektakli në “Alianc Arenën” e Mynihut, në përballjen e Bundesligës që përfundoi 6-1.

Kampionët janë gjithmonë kampionë me sa duket, dhe më kampioni ndër ta këtë herë ishte Luis Diaz.



Sulmuesi kolumbian shkëlqeu me 3 gola të shënuar, dhe u shpall lojtari I ndeshjes.

Më në fund, realizoi pasi kishte mbetur 4 ndeshje radhazi “thatë”.

Harri Kejn gjithashtu realizoi dhe ky ishte goli I tij I 102-të në 100 ndeshje në Bundesligë.

Rrjetat e tjera për Bajernin erdhën nga Pavloviç dhe Olise.

Fitorja bëri që bavarezët të ngjiteshin në krye të renditjes së Bundesligës me 14 pikë në 6 ndeshje, po aq sa Dortmundi që barazoi pa gola me Unionin e Berlinit, dhe një më tepër se Frajburgu.

Suksesi I thellë dhe paraqitja më e mirë e sezonit japin gjithashtu moral për duelin e madh të mesjavës në Champions ndaj Arsenalit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!