Lazio po kalonte një moment magjik përpara ndërprerjes së Serie A. Djemtë e Simone Inzaghit ishin në formën e jetës dhe renditen vetëm një pikë poshtë Juventusit kryesues. Luis Alberto është truri i lojës së bardhekaltërve dhe fantazisti spanjoll po fluturonte këtë sezon.
27-vjeçari mezi po pret rifillimin e ndeshjeve, tregon pikën e kthesës së skuadrës së tij për Lazio Style Radio dhe e mbyll me Supërkupën e fituar ndaj Juventusit, duel që u zhvillua Riad të Arabisë Saudite dhe u fitua 3-1 nga Lazio me golat e Luis Albertos, Lulic dhe Cataldit.
“Më mungojnë shumë fusha dhe topi, më ka mbetur mendja te kampionati. Mentaliteti ynë nuk duhet të ndryshojë, duhet të vazhdojmë të luftojmë. Pika e kthesës? Në javën pas ndeshjes Lazio-Atalanta (3-3), kemi luajtur e fituar kundër Fiorentinës, Torinos dhe Milanit. Ndryshoi gjithçka nga ai moment.
Superkupa? Më ka dhënë shumë emocione ajo fitore, por nuk më pëlqeu fakti që luajtëm në Arabi. Tifozët janë shumë të rëndësishëm në futboll, do preferoja të luhej në stadiumin e Juventusit. Është e çuditshme të luash në një vend aq të largët, edhe festimet pas fitores janë ndryshe. Ç’të bëjmë, është një çështje parash”, përfundon ylli i Lazios. /abcnews.al