Dinamo dhe Egnatia janë dy skuadrat që siguruar ngjitjen në Kategorinë e Parë për sezonin e ardhshëm. “Nëndetësja” e mbylli sezonin në vend të parë në grupin A, ndërsa ekipi nga Rrogozhina dominoi grupin B.
Objektivi i madh u arrit, teksa të shtunën do të zhvillohet finalja e madhe për të përcaktuar skuadrën kampione të Kategorisë së Parë. Dy ekipet do të ndeshen në fundjavë mes tyre në “Elbasan Arena”, duel që nis prej orës 17:00.
Grupimi ultras që mbështet Dinamon, “Blue Boys” nuk mund të mungojnë në këtë përballje. “Nisemi nga sheshi Nëne Tereza (pranë Universitetit) ne 14:00 me makina private. Ata që ende nuk kanë siguruar transport të na kontaktojnë.
BLUE BOYS prezent si gjithmonë ne këto 9 vite“, lexohet në postimin zyrtar të ultrasve kryeqytetas. 30 milion lekë të vjetra do të përfitojë skuadra fituese. Vitin e kaluar e fitoi Apolonia trofeun e Kategorisë së Parë (mposhti Kastriotin në duelin final). /abcnews.al