Edhe e sotmja do të jetë një ditë me futboll. Dje u luajtën gjashtë ndeshje të Kupës, ndërkohë që janë edhe dy çerekfinaliste të tjerë për tu përcaktuar.
Vllaznia dhe Elbasani përballen sot ndaj njëri-tjetrit për të përcaktuar skuadrën që kalon më tej. Ndeshja luhet në “Loro Boriçi” dhe nis nga ora 13:30.
Favoritë absolutë shkodranët, që e kanë nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke kapur kreun e renditjes pas plot 11 vitesh, kur luftonin me Tiranën për titullin kampion.
Elbasani nga ana e tij më shumë e ka mendjen në qëndrimin në Kategorinë e Parë se të ecë para në Kupë. Pritet një ndeshje pa shumë histori, por ashtu si ndodhi dje, mund të ketë edhe surpriza. /abcnews.al