Partizani-Vllaznia është një ndeshje shumë e rëndësishme, që nis prej orës 16:45. Trajnerët Ilir Daja dhe Thomas Brdaric kanë bërë zgjedhjet e tyre dhe bien në sy disa lëvizje. Të kuqtë luajnë ne sulm me Erald Çinarin, titullar për herë të parë këtë sezon.
Skodrani do të mbështetet nga Asani dhe Cordeiro, kurse në mesfushë Malës dhe Brojës i është bashkuar sërish Bardhi. Nga ana tjetër shkodranët luajnë me formacionin e zakonshëm.
PARTIZANI-VLLAZNIA
Partizani: Hoxha, Idrizaj, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Mala, Bardhi, Asani, Cordeiro, Çinari. Trajner: Ilir Daja.
Vllaznia: Zogovic, Gurishta, Adili, Imami, Imeri, Krymi, Marku, Jonuzi, Isaevski, Hoxhaj, Dilaver. Trajner: Thomas Brdaric. /abcnews.al