Luhet Kukësi-Dinamo, ja si priten të rreshtohen skuadrat

schedule10:54 - 19 Janar, 2022

schedule 10:54 - 19 Janar, 2022

Luhet ditën e sotme ndeshja e fundit e javës së 16-të të Abissnet Superiorës mes Kukësit dhe Dinamos në “Elbasan Arena” pora 16:45.

Të dy skuadrat synojnë fitoren në këtë përballje për të treguar se janë gati për pjesën e mbetur të sezonit.

Te Dinamo e Bledi Shkëmbi do të debutojnë dy lojtarë të ofruar gjatë kësaj merkatoje, me Lilaj dhe  Dennison, ndërsa verilindorët e Diego Longos do të jenë të plotë pas mposhtjes së Covid-19.

Formacionet e mundshme:

Kukësi: Tafas, Peposhi, Lulaj, Marku (Hila), Ndreca, Sh. Taipi, De Lucas, Gj. Taipi, Feijao, Basa, Milunovic

Dinamo: Simoni, Siljanovski, Sofranac, Imami, Samake, Sidibe, Lilaj, Demiri, Maliqi, Dennison, Ibraimi /f.a/abcnews.al