Abissnet Superiore do të zbresë ditën e sotme në fushën e blertë në orën 16:45 me dy sfidat e saj.
Në “Air Albania” dhe “Elbasan Arena” luhen dy sfida interesante dhe të luftuara ku skuadrat kanë “detyrim” vetëm fitoren.
Partizani pret Kukësin në supersfidën e javës së 23-të, ku pritet të jetë një sfidë e luftuar mes dy rivalëve që vitet e fundit kanë rivalizuar për titullin kampion, ndërsa edhe në këtë sezon verilindorët dhe demat po luftojnë për tu pozicionuar në një vend që të dërgon në europë.
Vetëm 8 pikë i ndajnë skuadrat mes tyre, me skuadrën e Diego longos që është e pozicionuar në vendin e 3-të, ndërsa të kuqtë në vendin e 5-të.
Një tjetër sfidë që luhet në të njëjtën orë është edhe ajo mes Teutës dhe Tiranës, takim që do të luhet në “Elbasan Arena”. Kryeqytetasit do të kërkojnë të vazhdojnë shkëputjen nga ndjekësit, ndërsa durrsakët 3pikët për të mos rrezikuar tek ndonjë surprizë që mund të sjelli mbijetesa.
Sfidat e ditës së sotme:
Partizani-Kukësi
Teuta-Tirana /f.a/abcnews.al