Luhet derbi i Veriut mes Laçit dhe Kukësit, interesante edhe përballja mes Egnatias dhe Kastriotit

schedule09:13 - 1 Tetor, 2022

schedule 09:13 - 1 Tetor, 2022

“Abissnet Superiore” do të zbresë edhe ditën e sotme në fushën e lojës për të zhvilluar dy sfidat e javës së 6-të të saj.

Laçi-Kukësi dhe Egnatia-Kastrioti do të luhen në të njëjtën orë duke nisur që nga ora 15:00.

Përballja mes kurbinasve dhe verilindorëve do të marrë vëmendjen për shkak edhe të situatës aktuale të dy skuadrave që kanë disa javë që nuk e njohin fitoren. Dobin do kërkojnë fitoren e parë në stolin e Kukësit që do të ishte dhe e para për skuadrën e tij, ndërkohë nga krahu tjetër Laçi do pikët e plota në shtëpinë e tij.

Egnatia nga krahu tjetër shikohet si favorite përballë krutanëve, ndërsa në tabelën e klasifikimit kanë 2 pikë më shumë se kundërshtarët e ditës së sotme. /f.a/abcnews.al