Sipas MeteoAlb, kthjellimet do të mbizotërojnë sot në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë pjesës së parë të ditës.
Ndërsa pasditja vijon me kthjellime për ultësirën perëndimore por në zonat malore herë pas-here do të ketë kalime vranësirash.
Temperaturat e ajrit mbeten kostante në vlerat minimale por ulen në vlerat maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 35°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor-Verilindor ndërsa në brigjet detare krijohet dallgëzim 4 ballë./abcnews.al