“Luftonte e buzëqeshte deri në fund”, bashkëshorti i Hueyda El Saied: Çdo ditë e vizitoj tek varrezat

schedule16:50 - 19 Janar, 2022

schedule 16:50 - 19 Janar, 2022

Më 23 nëntor u nda nga jeta artisja e njohur, Hueyda El Saied. Ajo ndërroi jetë si pasojë e një sëmundje të rëndë nga e cila vuante. Ndonëse kanë kaluar dy muaj nga vdekja e saj, bashkëshorti i artistes, Thierry Grosjean, e kujton me lot në sy.

Në një lidhje me Skype për “Wake up”, ai tregoi se pse vendosi që Hueyda të prehej në Luksemburg.

Thierry u shpreh se shkon çdo ditë te varrezat dhe për të e të birin është shumë e rëndësishme ta kenë pranë.

“Të jem i sinqertë me ju është vendimi im. Sigurisht me miratimin e të gjithë familjarëve. Është përgjegjësi e imja. E kuptoj se perceptimin dhe mendimet që vijnë nga Tirana, por unë dua që ta mbaj pranë.

Çdo ditë unë shkoj dhe e vizitoj atë te varrezat. Për mua dhe Gabrielin është e rëndësishme ta kemi shumë pranë nesh. Asnjëherë nuk u dorëzua gjatë kësaj lufte po përballe. Luftonte e luftonte, e buzëqeshte deri në fund”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!