Në Ditën Botërore të Kancerit, Ana Tafili në një lidhje me Skype në “Abc-ja e mëngjesit” përcolli një mesazh të rëndësishëm për gratë dhe vajzat. Ana tregoi se po lufton prej 4 vitesh me kancerin e vezoreve, dhe edhe pse sëmundja ka prekur dhe organet e tjera, ajo shprehet optimiste për jetën.
“Kam bërë një operacion në Insitutin e Tumorit në Milano dhe pask kësaj kam marrë një emocion shumë të fortë sepse jam ngritur brenda dy ditësh. Doktori më tha se ke një forcë të jahtëzakonshme dhe mendoj se t’i do të luftosh deri në fund. Pasi u bëra operacion bëra 6 cikle kimioterapie të forta ku humba flokët, qerpikët. Pastaj kam bërë dhe 20 kimio të tjera për të bllokuar që të mos zhvillohet prap. Pas dy vitesh m’u kthye prap dhe tani jam në gjendje të rëndë sepse tani ka prekur mëlçinë, pankreasin, stomakun.
Kam bërë gjithë verën 10 cikle të tjera kimioterapie dhe nuk arrijnë dot ta bllokojnë. Duke qenë shqiptare kokëfortë, vajta në Insitutin më të madh në Europë dhe ngula këmbë, pasi mjekër më thanë se nuk investojnë për një person që është në këtë fazë. I binda me pozitivitetin tim dhe këto ditë po pres një kurë eksperimentale, nuk do të më kurojnë komplet por për momentin do të bllokojnë kancerin dhe mund ta shtyj dhe pak.”, u shpreh Ana.
Ndërkaq, Ana përcolli dhe një mesazh për burrat, teksa tha se dhurojini njerëzve të dashur teste për të parandaluar sëmundje të tilla, dhe jo lule për të shpëtuar sa më shumë jetë.
“Mesazhi im për të gjithë djemtë dhe burrat në të githë botën ku ndodhen me 19 Shtator që është festa e dashurisë dhe mendoj se ku ka dashur më të madhe se jeta në vend që të falim tufa me lule që pas jë fare kohe do t;i hedhësh të falin një vizitë tek gjinekologu për të parandaluar kancerin sepse për mendimin tim nuk ka dasur më të madhe sesa t’i falësh jetën nënës apo bashkëshortes tënde.“, u shpreh Ana. /abcnews.al