Në orën 18:00, “të kuqtë” e Partizanit do të presin në “Arenën e Demave”, “kuqeblutë” e Vllaznisë në përballjen e fundit, të vlefshme për javën e 12-të të Kategorisë Superiore, ku padyshim pritet spektakël nga “gjigantët” e futbollit shqiptar.
“Të kuqtë” kanë treguar një formë fantastike në javët e fundit duke marrë 5 fitore radhazi, ku kanë spikatur fitoret në “frymën” e fundit të lojë, mirëpo e njëjta gjë nuk mund të thuhet për shkodranët të cilët renditen në vendin e 7-të në tabelë.
Ndërkaq, trajnerët Abilaliaj dhe Osmani kanë hedhur në fushë më të mirët për të dalë me 3 pikët e plota nga “Arena e Demave”.
Formacionet zyrtare:
PARTIZANI: Qirko, Murataj, Bytyçi, Preka, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Maget, Taipi, Cara, Bintsuka
Trajneri: Arbër Abialilaj
VLLAZNIA: Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Sala, Krymi, Boshnjaku, Gruda, Alivoda, Delaj, Balaj
Trajner: Qatip Osmani /i.m /abcnews.al