Luftime të dhunshme në Libi, bilanc i rëndë viktimash

schedule18:57 - 15 Janar, 2018

schedule 18:57 - 15 Janar, 2018

20 të vdekur dhe 38 të plagosur eshte bilanci i luftimeve të dhunshme këtë të hënë në zonën përreth aeroportit të Tripolit, në Libi. Autoritetet vendase kanë saktësuar se dy prej viktimave janë civilë. Incidentet filluan në orët e mëngjesit, kur një grup personash të armatosur me artileri të rëndë ka tentuar të sulmojë burgun që ndodhet brenda perimetrit të aeroportit. Përveç viktimave, nga shkëmbimi i zjarrit kanë mbetur të dëmtuar disa avionë pasagjerësh. Struktura kontrollohet nga një milici besnike e qeverisë së Fajed al Sarraj. Një zëdhënës i saj ka deklaruar se stafi është evakuuar dhe fluturimet janë anuluar./abcnews.al