Kompania Lufthansa ka vijuar të ofroj fluturime të sigurta për qytetarët edhe në kohë pandemie. Një nga grupet më të mëdha të aviacionit në botë, Grupi Lufthansa ka transportuar 303,721 pasagjerë nga marsi 2020 deri në tetor 2021 drejt dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Drejtori ekzekutiv i Tirana International Airport ka theksuar se tashmë po shihen të tjera investime në destinacione të reja nga Tirana.
“Ndërkohë që me të drejtë festojmë arritjet tona të përbashkëta, në këto kohë sfiduese duhet të theksojmë se si të rimarrim veten shpejt dhe të krijojmë mundësi që pasagjerët tanë të fluturojnë më shumë dhe të ndjehen të sigurt edhe në këto kohë shumë të veçanta. Ne mbetemi fort të përkushtuar ndaj partneritetit tonë me Grupin Lufthansa. Emri i Lufthansa ka qenë gjithmonë një garanci për cilësinë dhe besueshmërinë dhe kështu do të mbetet.”
Drejtor i Shitjeve të Grupit Lufthansa në Evropën Lindore u shpreh se kanë përgjegjësinë për të lidhur Tiranën me rrjetin tonë mbarë botëror .
“Pavarësisht pandemisë dhe kufizimeve kompania e mirënjohur LUFTHANSA ka bërë të mundur vijimin e fluturimeve të sigurta për qytetarët,” u shpreh Peter Muller.
Pas situatës së vështirë të pandemisë Rrjeti i itinerareve pothuajse ka rifilluar plotësisht, edhe në SHBA me 19 destinacione, të gjitha vetëm me një ndalesë midis qendrave. Çmimet e biletave për një fluturim vajtje-ardhje fillojnë nga 106,21 €, lekë. /abcnews.al/