Lufthansa rifillon fluturimet drejt Jordanisë dhe Irakut

schedule14:54 - 23 Gusht, 2024

schedule 14:54 - 23 Gusht, 2024

Ndërsa negociatat për një marrëveshje armëpushimi për Rripin e Gazës po zhvillohen në Kajro, bazuar në propozimin e ri amerikan, kompania ajrore gjermane Lufthansa njoftoi se nga data 27/8 do të rifillojë fluturimet drejt Amanit, Jordanisë dhe Erbilit.

Arsyeja është frika se Irani do të hakmerret kundër Izraelit, siç ka deklaruar, për vdekjen e liderit të Hamasit Ismail Haniya në Teheran, në një sulm që ia atribuon Tel Avivit.

Fluturimet e Lufthansa për në Amman, Jordani dhe Erbil, Irak nga 27 gushti do të bëhen përmes një piste veriore në hapësirën ajrore të Irakut.

Grupi Lufthansa përfshin Swiss International Air Lines, Austrian Airlines dhe Eurowings.

Kompania, megjithatë, zgjati pezullimin e fluturimeve të saj në Tel Aviv dhe Teheran deri më 2 shtator, ndërsa fluturimet për në Bejrut janë pezulluar deri më 30 shtator.

Për shkak të krizës në Lindjen e Mesme shumë kompani kanë pezulluar fluturimet e tyre në rajon.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!