Luftëtari nuk ka rrugë tjetër përveçse të kërkojë fitoren ndaj Laçit në javën e 29-të të Superligës. Futbollisti Donald Rapo thotë se skuadra e ka kaluar tronditjen e humbjes me Kastriotin.
Është padyshim një nga skuadrat më të çuditshme.
Luftëtari ka qenë në gjendje për rezultate tepër kontradiktore këtë sezon, ndërsa ndërsa vlerësohet si mjaft cilësor edhe pse i janë larguar disa nga më të mirët.
Gjithsesi, gjirokastritët po përgatiten për ndeshjen e radhës me Laçin për javën e 29-të, të ndërgjegjshëm se rrezikojnë seriozisht statusin në elitë, sidomos pas humbjes në fushën e Kastriotit.
Vetëm 4 pikë I ndajnë nga vendi I parafundit, dhe mesfushori Donald Rapo, thotë se çfarë kërkohet këtë herë.
Kërkohet fitorja, por si është gjendja psikologjike e futbollistëve pas humbjes me një rival direkt?
Luftëtari ka 34 pikë në vendin e 7-të, një më shumë se Tirana dhe 4 mbi Kastriotin. /abcnews.al