Luftëtare deri në fund, 106-vjeçarja mposht Covid-19 dhe kthehet në shtëpi

schedule15:56 - 15 Prill, 2020

schedule 15:56 - 15 Prill, 2020

Luftëtare deri në fund, 106-vjeçarja mposht Covid-19 dhe kthehet në shtëpi. Një grua 106-vjeçare e sëmurë me koronavirus ka dalë nga spitali pasi arriti që ta mposhtë sëmundjen që rrezikon më së shumti të moshuarit si ajo.

Connie Titchen, një e moshuar nga Mbretëria e Bashkuar është nxjerrë nga spitali tre javë pasi rezultoi pozitive për koronavirursin, shkruan abcnews.al

Nga vendi ku ajo u trajtua u shprehën:

“Ajo është pacientja jonë më vjetër që ka arritur që ta mposhtë virusin, dhe mund të jetë gjithashtu më e vjetra në të gjithë vendin që ka arritur të shërohet.”

Infermierët në spitalin e qytetit të Birmingham-it dolën të gjithë në korridore dhe duartrokitën të moshuarën ndërsa ajo shtyhej në karrocën me rrota ku rrinte e ulur.

Connie u shpreh:

“Ndihem shumë me fat që e kam mundur virusin. Mezi po pres që të shoh familjen time.”

Spitali deklaroi se Titchen, e cila ka lindur në shtator të 1913 dhe ka jetur gjatë dy luftërave botërore, u shtrua në spital në mesin e marsit dhe dyshohej se kishte pneumoni. Më pas 106-vjeçarja rezultoi pozitive për Covid-19. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!