Luftë për pikë në “RheinEnergieStadion”, publikohen formacionet e sfidës Skoci-Zvicër

schedule20:12 - 19 Qershor, 2024

schedule 20:12 - 19 Qershor, 2024

Pas Gjermanisë, Zvicra do të kërkojë të bëhet skuadra e dytë, që siguron kalimin për në fazën e radhës, të Kampionatit Evropian të futbollit, me “Helvetët” e Zvicrës, që do të luftojnë për 3 pikët e radhës, kësaj here në “RheinEinergieStadion”, të Këlnit, përballë përfaqësueses së Skocisë, në sfidën e dytë të Grupit A, të Euro 2024.

Sa i përket formacioneve, tekniku Steve Clarke ka vendosur t’i rreshtojë të tijët, me formulën tejet defensive 5-4-1, ku në portë është vendosur Gunn. Në krahët e mbrojtjes janë Robertson e Ralston, me qëndrën që mbulohet nga Tierney, Hanley e Hendry. Në mesfushë janë vendosur McGinn, McGregor, Gilmour e McTominay, ndërsa në sulm vendoset i vetëm Chee Adams.

Në krahun tjetër, tekniku Murat Yakin i ka pozicionuar “Helvetët” e tij, me formulën 3-4-2-1, me portën që mbulohet nga “gardiani” i Inter, Yann Sommer e para tij në mbrojtje vendosen Schar, Akanji e Rodriguez. Në krahët e mesfushës pozicionohen Ëidmer e Shaqiri, me qendrën që mbulohet nga Freuler e kapiteni Granit Xhaka. Më të avancuar janë Aebischer e Vargas, ndërsa në sulm qëndron i vetëm talenti i Bologna, Dan Ndoye. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: