Luftë për një “biletë” finaleje, publikohen formacionet e sfidës Holandë-Angli

schedule19:56 - 10 Korrik, 2024

schedule 19:56 - 10 Korrik, 2024

Deri tani dihet vetëm që do të jetë një përballje spektakolare. Pasi mësuam emrin e finalistit të parë, të Euro 2024, mbrëmjen e kësaj të mërkure do të mësojnë edhe kundërshtarin e Spanjollëve, ku që prej orës 21:00, “Tulipanët” e Holandës do të sfidojnë “Tre Luanët” e Anglisë, për një “biletë” të finales së madhe, të Kampionatit Evropian të futbollit.

Sa i përket formacioneve, tekniku Ronald Koeman i ka rreshtuar “Tulipanët” e tij, me formulën e zakonshme, 4-3-3, ku në portë është vendosur Verbruggen. Në krahët e mbrojtjes janë Dumfries e Ake, me qendrën që mbulohet nga Van Dijk e De Vrij. Në mesfushë vendosen Schouten, Tijjani Rejinder e Xavi Simons, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bergëijn, Memphis Depay e Cody Gakpo.

Në krahun tjetër, tekniku Gareth Southgate, i ka pozicionuar “Luanët” në fushë, me rreshtimin 4-2-3-1, ku në portë qëndron si zakonisht Pickford. Nga krahët vijnë Walker e Trippier, me Guehi e Stones që rrinë në qendër. Para mbrojtjes vendosen Mainoo e Declan Rice, ndërsa Saka, Foden e Jude Bellingham vendosen pas “bomberit” Harry Kane. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: