Përveç sfidës, Laçi-Partizani, në orën 14:00 në fushë do të zbresë edhe një tjetër ekip i kryeqytetit, me “bardheblutë” e Tiranës, që do të presin në “Selman Stërmasi”, “durrsakët” e Teutës, në përballjen e vlefshme për javën e 11 të Kategorisë Superiore.
“Bardheblutë” e Ahmatajt do të kërkojnë me patjetër fitoren, për t’i dhënë fund serisë së 3 ndeshjeve radhazi pa triumf, ku pika e vetme erdhi në barazimin, 1 me 1, ndaj Dinamos, kështu që fitorja është një “obligim” për nënkampionët e Shqipërisë.
Në krahun tjetër, tekniku Edi Martini do të kërkojë maksimumin nga djemtë e tij, në këtë përballje, me Teutën që deri në këto momente është e rënë nga kategorisë, teksa ka arritur të grumbullojë deri më tani vetëm 11 pikë, duke u vendosur kështu në vendin e 9 të renditjes.
Formacionet zyrtare:
TIRANA: Kozi, Najdovski, Doka, Hoxhallari, Përgjoni, Deliu, Hila, Haxhiu, Hasani, Abazaj, Kaina
Trajner: Julian Ahmataj
TEUTA: Dema, Alla, Qaqi, Kotobelli, Gjinollari, Kruja, Daja, Beqja, Karabeci, Fili, Daci
Trajner: Edi Martini /i.m /abcnews.al