Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Luftë” para finales/ Përleshje të dhunshme në vigjilje të sfidës për Kupën e Francës

schedule12:33 - 22 Maj, 2026

schedule 12:33 - 22 Maj, 2026

Vigjilja e finales së Kupës së Francës është kthyer në guerrilje të vërtetë dhe me një bilanc dramatik.

Gjashtëdhjetë e pesë persona u arrestuan pas incidenteve të rënda në Paris, ku mbrëmjen e sotme do të zhvillohet sfida mes Nice dhe Lens për trofeun e dytë më të rëndësishëm të futbollit francez.

Sipas mediave në vend, në përleshjet masive të dhunshme u përfshinë tifozët e Nice, që të shumë të numër u mblodhën në afërsi të kanalit Saint Marin, një zonë e njohur e jetës së natës për rininë pariziene.



Autoritetet po hetojnë, ndërsa sipas ndërtimit paraprak të ngjarjes, ata u përplasën në fillim me një grup të rinjsh, ndërsa më pas në përleshje u përfshinë qindra persona të tjerë.

Situata u qetësua vetëm pas ndërhyrjes së forcave të policisë, ndërsa gjatë persona kanë mbetur të plagosur, një prej tyre në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Pas këtyre ngjarjeve, finalja e sotme konsiderohet një ngjarje me rrezikshmëri të lartë dhe për këtë arsye autoritetet e sigurisë kanë rritur në 2 mijë numrin e oficerëve të policisë për mbarëvajtjen e sfidës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!