“Luftë” me djegie makinash në Bilisht, përfundon në polici “gangsterja” Deizi Arapi

schedule10:46 - 10 Tetor, 2022

schedule 10:46 - 10 Tetor, 2022

Burime pranë policisë bëjnë me dije se rreth 15 persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit, për t’u marrë deklarimet lidhur me djegien e mjetit të Marsel Buçit.

Sipas informacioneve, mes të shoqëruarve është edhe Deizi Arapi, ndërsa shtetasit e tjerë janë persona që mund të kenë dijeni, apo persona që kanë pasur konflikte më parë me Buçin.

Lexo edhe:Hakmerret Deizi Arapi? I digjet makina punonjësit të karburantit në Bilisht, për çfarë dyshon policia

Janë hapur të gjitha dosjet që lidhen me Marselin, në mënyrë që të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes. Vetë Buçi ka deklaruar në polici se dyshimet e tij janë tek Deizi Arapi, pasi ajo ka përmendur emrin e tij kur iu dogj makina e saj.

Zbardhja e ngjarjes vështirësohet pasi në atë zonë nuk ka kamera sigurie.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!