Dalin pamjet nga ngjarja e rëndë në Itali, ku si pasojë e përplasjes mes dy grupeve rivale shqiptare mbeti i vrarë një 27-vjeçari dhe Kasen Kasmi dhe u plagosën 3 të tjerë.
Pamjet tregojnë momentin kur autori hynë në ambientet e brendshme të lokalin, i cili ishte mbushur plot me njerëz dhe qëlloi drejt tavolinës së rivalëve.
Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën kasmi, teksa referuar mediave vendase, në mesin e të plagosurve është edhe vëllai i viktimës.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës ku në një lokal në qendër të frozinones teksa pesë shqiptarë të cilët ishin ulur në një tavolinë janë qëlluar me plumba nga një tjetër grup shqiptarësh prej katër veta të cilët zbritën nga një makinë.
Nga të shtënat njëri prej personave që ishte në tavolinë mbeti i vdekur në vend, ndërsa 3 të tjerët mbetën të plagosur. Pas krimit autorët janë larguar në këmbë duke lënë makinën në vendngjarje.
Në lidhje me ngjarjen është arrestuar një shqiptari, Mikea Zeka, 23-vjeç, teksa 3 personat të tjerë janë shpallur në kërkim. 23vjecariështë një emër i njohur për drejtësinë italiane, pas dyshimeve për përfshirjen në trafikimin e lëndëve narkotike.
Përplasja mes dy bandave shqiptare lidhet me trafikun e drogës dhe prostitucionin. Megjithatë nuk përjashtohet pista e një konflikti të vjetër për shkak të një vajze./abcnews.al