U arrestua në Spanjë/ Del fotoja, kush Leonard Luzi që tentoi të vriste Inez Hajrullain dhe Ervis Matodashaj

schedule12:16 - 18 Korrik, 2024

schedule 12:16 - 18 Korrik, 2024

Këtë të enjte ka rënë në prangat e Interpol Tiranës dhe Interpol Madridit, 47-vjeçari Leonard Luzi.

LEXO EDHE: EMRI/ Organizoi vrasjen e dy personave në Vlorë, arrestohet në Spanjë nga Interpoli 47-vjeçari

Në gusht të vitit 2023, ai organizoi ekzekutimin e Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, pas konflikteve për lojërat e fatit. Ky krim u parandalua fal ndërhyrjes së policisë.

Ndërsa, në maj të 2024, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çoi për gjykim Luzin bashkë me katër persona të tjerë Amarildo Nikolli (Xhanej), Muharem Koroveshi (alias Muharem Ismaili alias Muharem Myftaraj) dhe Erio Zejno.

Këta shtetas akuzohen për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armeve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Hetimet provuan se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

SPAK mblodhi provat që kushëriri i të ndjerit, Leonard Luzi u financua nga një person tjetër për të vrarë Matodashaj dhe Hajrullën ndaj dhe pajtoi Amarildo Nikollin si ekzekutor dhe dy të tjerët si ndihmës që e furnizuan me armë dhe kishin garantuar transportin e tij pas atentatit, i cili nuk u realizuar pavarësisht shumës përmbi 200 mijë euro të premtuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!