“Lufta vazhdon”, sindikatat dhe opozita reagojnë ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese

schedule20:06 - 14 Prill, 2023

schedule 20:06 - 14 Prill, 2023

Sindikatat franceze i bënë thirrje sot Emmanuel Macron që të mos miratojë reformën e pensioneve të miratuar më herët sot nga Këshilli Kushtetues dhe paralajmëruan se do të refuzojnë të takohen me qeverinë përpara 1 majit.

“Përballë refuzimit masiv të kësaj reforme, komisioni i organizatave sindikale kërkon formalisht që ligji të mos miratohet, e vetmja mënyrë për të qetësuar zemërimin e shprehur në vend”, thuhet në njoftimin e komisionit sindikal. Organizatat vendosën “të mos pranojnë të takohen me qeverinë” deri më 1 maj, Ditën e Punës, për të cilën bërën thirrje për një “mobilizim të madh”.

Opozita është e vendosur të vazhdojë luftën e saj

Partitë më të mëdha opozitare të Francës janë të vendosura të vazhdojnë luftën e tyre kundër planit të reformës së pensioneve të sapo miratuar nga Këshilli Kushtetues.

“Lufta vazhdon,” kundërshtoi lideri i së majtës radikale Jean-Luc Mélenchon.

Ndërsa liderja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen tha se “e ardhmja politike e reformës së pensioneve nuk është e vulosur pasi vendimi i Këshillit Kushtetues erdhi disa muaj pas protestave dhe polemikave politike kundër këtij projektligji kryesor të mandatit të dytë pesëvjeçar të Emmanuel Macron”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!