Lufta Ukrainë-Rusi/ SHBA: Kina nuk ka qenë kurrë një ndërmjetës i ndershëm

schedule10:04 - 28 Shkurt, 2023

schedule 10:04 - 28 Shkurt, 2023

Është shumë e qartë se Kina është në anën e Rusisë dhe ka qenë “gjithçka veçse një ndërmjetës i ndershëm” në përpjekjet për të sjellë paqen në Ukrainë , tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Ned Price në një konferencë për shtyp të hënën.

Edhe pse Kina është “përpjekur të ruajë neutralitetin”, ajo i ka ofruar Rusisë “mbështetje diplomatike, politike, ekonomike”, tha Price.

Kina i ka thënë botës se, në thelb, nuk po mban një anë, por përkundrazi është përpjekur ta portretizojë veten si një ndërmjetës i ndershëm. Megjithatë, me fjalë dhe me vepra, Kina ka qenë çdo gjë tjetër veçse një ndërmjetës i ndershëm.

Duke lënë mënjanë çështjen e armëve vdekjeprurëse,  të cilën ne nuk besojmë se Kina nuk e ka furniziuar ende Rusinë, ne besojmë se po e shqyrton  duke lënë mënjanë këtë, Kina ka ofruar tashmë forma të rëndësishme ndihme për Rusinë.

I ka dhënë Rusisë mbështetje diplomatike, politike, ekonomike, mbështetje retorike, duke përfshirë propagandën e rrezikshme të Rusisë, gënjeshtrat e rrezikshme dhe dezinformimin në skenën botërore.”

Price shtoi se ai shpreson se Kina “fillon të përdorë ndikimin e saj në një mënyrë konstruktive”.

“Ka vende anembanë botës që, nëse do të kërkonin t’i jepnin fund kësaj lufte, do të kishin një ndikim të konsiderueshëm me Federatën Ruse, me vendet e tjera kyçe.

Kina sigurisht që është në këtë kategori.

Pra, nëse Kina do të ishte serioze për t’i dhënë fund kësaj lufte, ajo do të kishte tashmë një ndikim, do të kishte ndikim mbi qeverinë në Moskë që ne do të shpresonim se do ta përdorte në një mënyrë konstruktive.

Kina ka marrëdhënie të ngushta me Rusinë, duke përfshirë vizitat e nivelit të lartë, vizitën e Wang Yi në Moskë vetëm ditët e fundit,”theksoi ai.

/abcnews.al