Lufta Ukrainë-Rusi, Nesho: Putin duhet ndalur, mund të sjellë një luftë të re botërore

schedule19:50 - 2 Mars, 2022

schedule 19:50 - 2 Mars, 2022

Diplomati Agim Nesho ka komentuar në studion e ‘Radarit Informativ’ të gazetares Juli Xhokaxhi në Abc, situatën e luftën në Ukrainë dhe sa rrezikon përshkallëzimi i mëtejshëm i saj.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi nëse perëndimi ka bërë gjënë e duhur në këtë konflikt të madh ushtarak, Nesho theksoi se perëndimi ka përgjegjësi të mëdha dhe duhet të bëjë më shumë për të ndalur një person që rrezikon të fillojë Luftën e III Botërore.

‘Kjo është pyetja 1 milonë dollarëshe. Perëndimi n8k ka përgjegjësi vetëm për NATO-n, por perëndimi dhe SHBA janë garantues të rendit botëror, prandaj ka shumë pikëpyetje. Nga ana tjetër kemi përgjegjësi, pasi veprimet e çmendura të një lideri tregojnë se ky nuk ndalet në veprimet e tija. Ky mund të sjellë një luftë të re botërore’, tha diplomati shqiptar.

Ndërkohë i pyetur se sa rrezikon që kjo përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit të kthehet në një luftë të ‘ftohtë’ bërthamore, Nesho tha se kjo nuk mund të përjashtohet pasi Putin është një person që tashmë njihet edhe si diktator personal. Sipas Neshos diktatori rus ka punuar për disa vite që institucionet të vihen në shërbim të ideve të tij.

‘Lufta është reale dhe varet nga individi. Putin është një person që për disa vjet me radhë ka krijuar një qeverisje të personalizuar, ai është një diktator personal, ku institucionet janë në varësi të mendimeve të tij. Ky është defekti i madh ku kemi thënë se autoriteti i liderëve në mënyrë të pakufizuar, atëherë sjell dështimin e institucioneve që kanë marrë emrin Putineske’, tha Nesho.

Sa i përket ndryshimeve që priten në Europë pas këtij konflikti, Nesho theksoi se tashmë ku ekuacion është larg pritshmërive jo vetëm të perëndimit por dhe të vetë Rusisë.

Sipas tij rezistenca heroike e popullit ukrainas bëri që Rusia të dështojë, pasi e mendon këtë luftë si një ‘kafshatë’ të lehtë. /Abcnews.al/