Lufta tregtare me SHBA-në, vjen kundërpërgjigja e BE-së

schedule20:25 - 15 Qershor, 2018

schedule 20:25 - 15 Qershor, 2018

Vendet e Bashkimit Europian kanë mbështetur në mënyrë unanime një plan për të vendosur tarifa ndaj importimit të produkteve amerikane për 2.8 miliardë euro.

Vendimi vjen në kundërpërgjigje ndaj tarifave të prezantuara nga Uashingtoni ndaj çelikut dhe aluminit të Unioni. Komisioni Europian ka propozuar të fiksojë një tarifë prej 25% për produktet amerikane më të njohura si Uiski dhe motoçikletat Harli Devidson e shumë të tjera.

Ekzekutivi europian do të mblidhet me 20 Qershor për të adoptuar masat që duhet të hyjnë në fuqi në fund të këtij muaji. Komisioni Europian ka filluar edhe një betejë ligjore kundër tarifave amerikane në Organizatën Botërore të Tregtisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!