Lufta tregtare mes Kinës dhe SHBA-së duket se sa vjen edhe po përshkallëzohet. Një veprim i fundit është marrë nga Pekini, pas vendosjes së tarifave nga Trump.
Pekini u ka bërë thirrje linjave ajrore kineze të pezullojnë dërgesat e avionëve në Boeing, gjithashtu u ka kërkuar të pezullojnë çdo blerje të pajisjeve të pjesëve të avionëve nga kompanitë amerikane.
Aktualisht, presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa prej 145% për produktet kineze.
Si përgjigje, Kina u përgjigj me tarifa 125% për produktet e importuara amerikane.
/abcnews.al/