Lufta Rusi-Ukrainë do të ndikojë në çmimin e drithit në vend

schedule16:14 - 25 Shkurt, 2022

schedule 16:14 - 25 Shkurt, 2022

Nga Erblina Mile

Lufta Rusi –Ukrainë pritet të ketë ndikim të theksuar  në rritjen e çmimit të drithit në Shqipëri.Aktualisht vendi ynë  plotëson rreth 75 % të nevojave të vendit me grurë nga Rusia. Theodhor Kristuli kryetari i unionit tregtar agro-ushqimor deklaron se vetëm në një ditë çmimi i drithit ka pësuar një rritje me 10% dhe nëse  vihen sanksione situata paraqitet e vështirë.

Por një ndikim direkt pritet edhe në çmimin e karburanteve. Biznesi thekson se rritja e naftës do të ketë ndikim në të gjitha industritë e vendit

Bashkimi Europian pritet që së shpejti të miratojë një sërë sanksionesh ekonomike ndaj Rusisë. Vendime këto që parashikohet të ndikojnë direkt në situatën ekonomike në një sërë vendesh./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!